Fenerbahce dhe Olympiacos janë shumë pranë Final Four-it të EuroLeague

Basketboll

Fenerbahce dhe Olympiacos janë shumë pranë Final Four-it të EuroLeague

Më: 30 prill 2026 Në ora: 23:47
Pamje nga ndeshja

Klubni i basketbollit Fenerbahce fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Zhalgiris Kaunas me rezultat 86:74 në Stamboll.

Skuadra turke dominoi sidomos në pjesën e parë dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Fenerbahce dhe Olympiaco janë shumë pranë Final Four-it të EuroLeague, pasi kanë kaluar në epërsi 2:0 në seritë çerekfinale.

Më i dalluari ishte Melli me 17 pikë, ndërsa De Colo shtoi 16. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Biberoviq (15 pikë), Jantunen (13 pikë, 6 kërcime) dhe Baldwin me 11 pikë e 7 asistime.

Te Zhalgiris, më të mirët ishin Tubelis dhe Wright me nga 16 pikë.

Ndërkohë, Olympiacos ishte edhe më bindës, duke e mposhtur Monaco Basket me rezultat të thellë 94:64 në Pire.

Seritë luhen deri në tri fitore, kështu që të dy skuadrat, Fenerbahce dhe Olympiacos janë vetëm një hap larg kualifikimit në Final Four.

Ndeshjet e radhës zhvillohen në Kaunas dhe Monaco, ku kundërshtarët do të tentojnë rikthimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat