Vdes emri i njohur i sportit 

Basketboll

Vdes emri i njohur i sportit 

Nga: K.G. Më: 5 maj 2026 Në ora: 14:55
Jose Ortiz

Ish-basketbollisti portorikan Jose Ortiz ndërroi jetë në moshën 61 - vjeçare pas një beteje të gjatë në luftë me sëmundjen e kancerit.

Ky lajm i trishtueshëm u raportua nga gazeta spanjolle "Marca".

Ortiz, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit portorikan, la një gjurmë të thellë në skenën ndërkombëtare, duke luajtur në NBA për Utah, si dhe në Evropë për klube si Real Madrid dhe Barcelona.

Karriera e tij profesionale filloi me shumë sukses në vitin 1987, kur ai u bë vetëm portorikani i dytë që u zgjodh në draftin e NBA-së, dhe fitoi tetë kampionate në ligën vendase.

Ai debutoi për ekipin kombëtar portorikan në vitin 1983, dhe gjatë karrierës së tij mori pjesë në shumë gara të mëdha, duke përfshirë Lojërat Olimpike të Athinës 2004, ku ekipi i tij arriti një fitore historike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Evropë, ai luajti në Ligën ACB, ku fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe luajti në finalen e Euroligës, duke konfirmuar më tej statusin e tij si qendra më e mirë e gjeneratës së tij.

Kontributi i tij në sport u njoh gjithashtu nga futja e tij në Sallën e Famës së Sporteve portorikane në vitin 2018 dhe në Sallën e Famës së FIBA-s në vitin 2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat