Kosova në turneun e FIBA YDF-së në Rumani

Basketboll

Kosova në turneun e FIBA YDF-së në Rumani

Më: 12 maj 2026 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Kosova do të marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së në Bukuresht të Rumanisë.

Dardanët e rinj dhe dardanet e reja do të mundohen të përfaqësojnë vendin sa më mirë në këtë turne shumë të rëndësishëm për grup-moshat e reja U14.

Turneu fillon nesër (13 maj) dhe përfundon më 17 maj.

Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia janë shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të rëndësishëm.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat