Besëlidhja mposht Tiranën, titulli një fitore larg

Basketboll

Besëlidhja mposht Tiranën, titulli një fitore larg

Më: 13 maj 2026 Në ora: 21:12
Pamje nga ndeshja

Besëlidhja ka mposhtur Tiranën me rezultatin 90-77 në “Feti Borova” dhe ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në basketboll për djem.

Lezhjanët kryesojnë 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë janë vetëm një fitore larg titullit.

Tirana fiton periodën e parë 19-18, ndërsa Besëlidhja të dytën 29-27.

Në periodën e tretë vjen shkëputja e madhe e lezhjanëve, që dominojnë rivalët dhe fitojnë 20-9, ndërsa perioda e katërt mbyllet 23-22 për Besëlidhjen.

Skuadra e Afrim Bilalit fiton gjithë takimin 90-77, çon në 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë është vetëm 1 fitore larg titullit kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat