Ja gjysmëfinalet e Euroleagues

Basketboll

Ja gjysmëfinalet e Euroleagues

Më: 15 maj 2026 Në ora: 11:10
Pamje nga ndeshja

Valencia Basket është skuadra e katërt dhe e fundit gjysmëfinaliste që është kualifikuar për në “final four” të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Fenerbahce (kampion në fuqi), Real Madrid e Olympiacos ishin kualifikuar më herët.

Në ndeshjen e pestë çerekfinale, spanjollët mundën 81-64 Panathinaikos, duke fituar 3-2 serinë e takimeve mes tyre. Valencia është surpriza e këtij sezoni, teksa për herë të parë shkon në “final four”.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në Athinë, më datën 22 maj, ku dy ditë më pas do të zhvillohet edhe finalja e madhe.

Në gjysmëfinale janë këto çifte: Olympiacos-Fenerbahce dhe Valencia Basket-Real Madrid.

Euroleague-Çerekfinale

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, (3-1)

Olympiacos – Monaco, (3-0)

Real Madrid – Hapoel Tel Aviv, (3-1)

Valencia Basket – Panathinaikos, 81-64 (3-2)

Euroleague-Final Four

22 maj, Olympiacos – Fenerbahce (17:00

22 maj, Valencia Basket – Real Madrid (20:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat