KB Bashkimi e zyrtarizon Adrio Baileyn

Basketboll

KB Bashkimi e zyrtarizon Adrio Baileyn

Më: 24 maj 2026 Në ora: 16:36
Adrio Bailey

KB Bashkimi e zyrtarizon Adrio Baileyn!

KB Bashkimi ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e ish-lojtarit të Sigal Prishtinës, Adrio Bailey.

Amerikani vjen pas një sezoni pozitiv me bardhekaltrit, ku ishte ndër lojtarët më të dalluar në elitën e basketbollit kosovar.

Me afrimin e Bailey, prizrenasit po vazhdojnë ndërtimin e skuadrës për edicionin 2026/27, me synimin për të luftuar për trofetë vendorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat