Oklahoma City mund San Antonion në ndeshjen e 5-të dhe sheh finalen

Basketboll

Oklahoma City mund San Antonion në ndeshjen e 5-të dhe sheh finalen

Më: 27 maj 2026 Në ora: 10:54
Pamje nga ndeshja

Oklahoma City Thunder vazhdon vrapimin drejt finales së kampionatit të basketbollit amerikan. Në ndeshjen e 5-të, mbajtësit e titullit kanë mundur San Antonio Spurs, me rezultatin 127-114.

Oklahoma kalon kështu në avantazh 3-2 në serinë e ndeshjeve. Në tabelë kanë spikatur me paraqitjet e tyre Gilgeous-Alexander, autor i 32 pikëve, Caruso me 22 pikë dhe Mccain me 20 pikë.

Më pak brilante se zakonisht ishte ndeshja e Victor Wembayama në radhët e Spurs, me 20 pikë të realizuara.

Ndeshja e 6-të do të zhvillohet të premten në San Antonio. Fituesi i këtij çifti do të përballet në finalen e madhe me New York Knicks.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat