Besëlidhja  U-16, kampione e Shqipërisë! 

Basketboll

Besëlidhja  U-16, kampione e Shqipërisë! 

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 14:52
Besëlidhja  

Klubi i basketbollit Besëlidhja U16 për femra është shpallur kampion i Shqipërisë pas përfundimit të fazës finale me sistem grumbullimi, e zhvilluar gjatë ditëve të shtunë dhe të diel në qytetin e Shkodrës.

Renditja përfundimtare:

1. Besëlidhja
2. Vllaznia
3. Mirdita
4. Lushnja

Në përfundim të ndeshjeve u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Medaljet dhe trofeu iu dorëzuan ekipeve të renditura në vendin e parë dhe të dytë, si dhe stafit teknik, nga anëtarja e Bordit Drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, znj. Gentiana Nicaj.

Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues për këtë sukses të merituar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat