Basketbolli i Kosovës vazhdon të përfaqësohet me dinjitet në skenën ndërkombëtare, jo vetëm me lojtarë e trajnerë, por edhe me gjyqtarët tanë që do të ndajnë drejtësinë në garat zyrtare të FIBA-s gjatë verës së vitit 2026.
Jeta Zeka, Elldin Uglari, Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Amar Djekoviq do të jenë pjesë e Kampionateve Evropiane për grupmosha të ndryshme.
Po ashtu të garave të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, Maltë, Shqipëri, Sllovaki, Armeni dhe Greqi.
Kjo është një tjetër dëshmi e zhvillimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve tanë dhe besimit që FIBA u jep atyre për të ndarë drejtësinë në nivelet më të larta të basketbollit evropian.