Bytyqi dhe Osmani përfaqësojnë Kosovën në Konventën Evropiane

Basketboll

Bytyqi dhe Osmani përfaqësojnë Kosovën në Konventën Evropiane

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 11:21
Osmani dhe Bytyqi

Bytyqi dhe Osmani përfaqësojnë Kosovën në Konventën Evropiane të Mini Basketbollit!

Shemsedin Bytyqi dhe Sumeja Osmani përfaqësuan Federatën e Basketbollit të Kosovës në Konventën Evropiane të Mini Basketbollit, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij eventi të organizuar nga FIBA Europe dhe FIBA Foundation, u diskutuan tema të rëndësishme për zhvillimin e basketbollit te fëmijët, përfshirë programin Hoops for Schools, Basketball For Good dhe mbrojtjen e fëmijëve në sport.

Konventa shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave më të mira për zhvillimin e Mini Basketbollit në Evropë.

FBK vazhdon të investojë në edukimin e trajnerëve dhe në zhvillimin e basketbollit te gjeneratat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat