Cibona është kampion i ri i Kroacisë në basketboll.
Klubi i basketbollit Cibona ngadhënjeu me rezultat 82:75 ndaj Zarës në ndeshjen e pestë vendimtare të serisë finale të SuperSport Premier Liga, duke i dhënë fund dominimit të rivalit me tri tituj kampioni radhazi.
Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Jan Palokaj, ndezi në momentet e duhura për Cibonën.
“Mbi të gjithë ishte Jan Palokaj, i cili realizoi dy treshe shumë të rëndësishme në momentet kur Cibona po ndërtonte epërsinë drejt triumfit.
Ai më pas pësoi një rënie të rëndë mbi këmbën e Borna Kapusta dhe u desh të largohej nga fusha, ndërsa fillimisht u duk se bëhej fjalë për një lëndim serioz”, ka shkruar mes të tjera media kroate “Sportske Novosti”.
Cibona arritën te titulli i 21-të kampion i Kroacisë, ndërsa Zara mbeti në gjashtë trofe.
Shqiptari nga Kosova Jan Palokaj shënoi 11 pikë.. Cibona festoi titullin kampion si mysafire në palestrën ‘Kreshimir Çosiç”.