Kombëtarja e Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave ka mposhtur Armeninë në sfidën e parë në kuadër të “FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026”, turne që po zhvillohet në Pejë.
“Dardanet” e Kosovës e nisen rrugëtimin e tyre në këtë kampionat me fitoren 72-44 ndaj Armenisë, ndërkohë sonte përballen me Andorrën ndeshje që fillon nga ora 19:00 në palestrën sportive “Karagaç”.
Ky turne evropian po mbahet nga 23 deri më 28 qershor 2026 në Pejë, ndërsa Kosova synon të fitore para tifozëve vendas.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në “Karagaç”, aty ku përkrahja për vajzat e Kosovës nuk do të mungojë në ndeshje të këtij kampionatit.