Fitore e thellë e Dardanëve U18

Basketboll

Fitore e thellë e Dardanëve U18

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 23:29
Kosova U18

Kosova U18 vazhdoi me fitore në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, duke regjistruar fitoren e dytë në fazën e grupeve.

Dardanët triumfuan me rezultat të thellë 99:31 ndaj Gjibraltarit, duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Me këtë fitore, Dardanët e rinj u kualifikuan në gjysmëfinale të Kampionatit, që po mbahet në Shkodër.

Sfida e fundit në grupe do të jetë nesër ndaj Armenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat