Kosova U-18 siguroi finalen e FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, pasi mposhti Shqipërinë me rezultat 83:51 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Shkodër.
Dardanët treguan paraqitje bindëse nga fillimi deri në fund.
Finalja zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:30.
Kosova do të përballet me fituesin e gjysmëfinales Maltë – Andorrë.