Federata e Basketbollit e Kosovës vazhdon me Projektin e Grumbullimeve Rajonale Seleksionuese U13, i cili ka për qëllim identifikimin e talenteve të rinj nga e gjithë Kosova.
Vajzat dhe djemtë e gjeneratës 2013–2014 do të kenë mundësinë të shfaqin talentin e tyre para trajnerëve të angazhuar nga FBK-ja, në një tjetër hap drejt Kampit Nacional U13 dhe programeve zhvillimore të FIBA-s.
29 korrik 2026; Palestra "Karagaci" , Pejë.
11:00–13:00 – Djemtë
13:00–15:00 – Vajzat
Pas këtij grumbullimi, testimet finale do të zhvillohen më 1 dhe 2 gusht në Prishtinë.