Huth - një nga ekspertët e njohur të zhvillimit të basketbollit të të rinjve

Basketboll

Huth - një nga ekspertët e njohur të zhvillimit të basketbollit të të rinjve

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 12:03
Pamje

Nga 14 deri më 16 gusht, në Marigona Residence, do të mbahet Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA-n dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

Ligjëruesit e Klinikës:

Marius Huth – FIBA WABC Instruktor | ALBA Berlin

Një nga ekspertët e njohur të zhvillimit të basketbollit të të rinjve, me përvojë të gjatë në ALBA Berlin dhe në grupmoshat e reja të kombëtares së Gjermanisë.

Arben Krasniqi – Trajner

Një nga trajnerët më me përvojë në basketboll  me mbi 25 vjet angazhim në zhvillimin e lojtarëve, edukimin e trajnerëve dhe punën me klubet e përfaqësueset kombëtare.

Elbesar Gështenja – Trajner & Skaut

I angazhuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, skautimin modern dhe analizën e performancës, aktualisht pjesë e KB Bashkimi dhe stafit teknik të Kosovës U16.

Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në FBK, do të prezantojë Manualin e Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD) dhe Manualin e MiniBasketbollit, dy dokumente të rëndësishme në kuadër të programeve zhvillimore të FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat