Përmbyllet Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026

Basketboll

Përmbyllet Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 20:17
Pamje

Tri ditë të mbushura me njohuri, përvojë dhe zhvillim profesional për trajnerët e basketbollit.

Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n dhe SHTBK-në, solli ligjërata teorike dhe praktike nga Marius Huth, Arben Krasniqi, Elbesar Gështenja dhe Granit Rugova.

Përmes temave bashkëkohore, diskutimeve dhe punës praktike, Klinika synoi ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajnerëve dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të zhvillimit të basketbollit në Kosovë.

Klinika u përmbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

Investimi në trajnerë është investim në të ardhmen e basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat