Liga e Parë e meshkujve mëson të premten orarin për edicionin 2026/27

Basketboll

Liga e Parë e meshkujve mëson të premten orarin për edicionin 2026/27

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Edhe Liga e Parë e Meshkujve bëhet gati për edicionin e ri të basketbollit të Kosovës.

“Të premten, më 21 gusht 2026, nga ora 13:00, do të hidhet shorti për edicionin 2026/27.

Skuadrat pjesëmarrëse do të mësojnë kundërshtarët, duke marrë kështu formë kalendari i garave për sezonin e ri.

Liga e Parë pritet të sjellë sërish rivalitet, ndeshje interesante dhe luftë të fortë mes skuadrave për objektivat e tyre gjatë edicionit 2026/27”, ka njoftuar FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat