Leonel Nasi është basketbollisti më i ri i Tiranës.
Talenti 18-vjeçar vendosi që të largohej nga Skënderbeu, për të nisur një aventurë të re me bardheblutë në kryeqytet.
Nasi luan në qendër, ndërsa është 194 centimetër i gjatë. Vlen të theksohet se basketbollisti në fjalë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U16 dhe U18.
NJOFTIMI:
Leonel Nasi i bashkohet KS Tiranës. KS Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e 18-vjeçarit Leonel Nasi, një prej talenteve të rinj me potencial për basketbollin shqiptar.
Nasi ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U16 dhe U18, duke përfaqësuar vendin në nivelet e moshave dhe duke fituar eksperiencë të vlefshme në arenën kombëtare.
I formuar dhe aktivizuar te Skënderbeu, Leonel vjen te KS Tirana me objektivin për të vijuar zhvillimin e tij sportiv dhe për t’i shërbyer skuadrës me talentin, përkushtimin dhe potencialin e tij. KS Tirana vijon të investojë te talentet e rinj dhe te ndërtimi i së ardhmes së basketbollit bardheblu.