Vllaznia përforcohet me basketbollistin amerikan

Basketboll

Vllaznia përforcohet me basketbollistin amerikan

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:22
Errol White

Vllaznia e Shkodrës është përforcuar për edicionin e ri në Kampionatin Shqiptar.

Klubi shkodran përforcohet me basketbollistin Errol White.

“KB Vllaznia prezanton përforcimin më të ri, Errol White!

White vjen nga Lamar University, ku ka luajtur në NCAA Division I, niveli më i lartë i basketbollit universitar amerikan.

Një lojtar atletik, energjik dhe me prezencë të fortë në parket, Errol vjen në Shkodër gati për një kapitull të ri me fanellën kuqeblu”, ka njoftuar KB Vllaznia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat