Komisioneri Adam Silver konfirmon: Projekti do të nisë në vitin 2027

Basketboll

Komisioneri Adam Silver konfirmon: Projekti do të nisë në vitin 2027

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Mbledhja tradicionale e Bordit të Guvernatorëve (takimi i pronarëve të NBA) që praktikisht shënon fundin e periudhës së pushimit mes sezoneve, pati disa elemente që e bënë atë veçanërisht interesante këtë vit. Takimi trajtoi tema të ndryshme, përshi edhe edhe zgjerimin e planifikuar në Las Vegas dhe Seattle.

Një pikë ishte përparimi i projektit “NBA Europe”. Pronarët diskutuan për të, duke përcaktuar përfundimisht datën e nisjes së kompeticionit. Nuk do të ketë vonesa; në një mënyrë apo në një tjetër, me ose pa një marrëveshje me Euroleague, eventi NBA Europe do të nisë në vitin 2027.

“Ne besojmë se NBA Europe është një mundësi e rrallë që vjen vetëm një herë në jetë. E shohim si një projekt historik, jo vetëm për basketbollin evropian, por për sportin në përgjithësi, ndaj duam t’i bëjmë gjërat siç duhet. Ne jemi të bindur se është e rëndësishme që kompeticioni të nisë brenda fundit të verës së ardhshme“, theksoi komisioneri Adam Silver.

“Diskutuam për negociatat me Euroleague dhe po bëjmë përparim. Besojmë se një marrëveshje me ta do ta forconte projektin. Nuk është e domosdoshme që kjo të ndodhë, por do të ishte më mirë për të gjithë nëse do të mund të paraqiteshim si një front i bashkuar”, tha Adam Silver.

Javët në vijim do të jenë vendimtare, veçanërisht sa i përket një marrëveshjeje me Euroleague. Një marrëveshje e tillë është një mundësi reale; raportohet se NBA është e gatshme të negociojë dhe është e hapur për të zgjeruar pjesëmarrjen përtej 16 ekipeve të planifikuara aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat