Reagon KB Peja

Basketboll

Reagon KB Peja

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 21:30
Peja

Peja ka njoftuar dashamirët e saj se nesër nuk do të luhet ballafaqimi me Sigal Prishtinën, duke dhënë arsyet përmes një komunikate.

“Ndeshja Prishtina – Peja nuk zhvillohet nesër!

Ndeshja e paraparë për nesër ndërmjet KB Prishtina dhe KB Peja nuk do të zhvillohet, për shkak të mosregjistrimit të rosterit nga ana e ekipit vendas, KB Prishtina.

Si rrjedhojë, ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar, në përputhje me vendimin dhe procedurat përkatëse të garës.
KB Peja ka respektuar të gjitha obligimet e nevojshme për zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe, tashmë, fokusi i klubit është te sfida e radhës në arenën ndërkombëtare.

Të mërkurën, më 23 shtator, në ora 20:15, në Karagaçi, KB Peja do të përballet me Dinamo Bukureshtin në kuadër të FIBA Europe Cup”, ka njoftuar KB Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat