Real Madridi gjunjëzon ekipin grek, fiton Superkupën e Euroligës

Basketboll

Real Madridi gjunjëzon ekipin grek, fiton Superkupën e Euroligës

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2026 Në ora: 21:22
Pamje nga finalja

Real Madridi është fitues i Superkupës së Euroligës.

Spanjollët e mposhtën Olympiacosin e Pireut në ndeshjen finale me rezultat 93:89 (24:15, 23:28, 28:29, 18:17).

Klubi i basketbollit Real Madridi e nisi ndeshjen shumë mirë dhe që në çerekun e parë krijoi një epërsi prej 9 pikësh pas 10 minutave lojë.

Olympiacosi reagoi në çerekun e dytë, duke shënuar 28 pikë, por Real Madridi shënoi 23. Kështu, grekët arritën ta ngushtonin diferencën në vetëm 4 pikë në pushim.

Skuadra greke e nisi pjesën e dytë me një seri të mirë aksionesh dhe, në mesin e çerekut të tretë, arriti të kalojë në epërsi prej 5 pikësh.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi të ishte shumë e baraspeshuar dhe Real Madridi hyri në çerekun e fundit me një epërsi prej 3 pikësh.

Në mesin e çerekut të katërt, skuadra spanjolle arriti ta rrisë përsëri avantazhin.

Por Olympiacosi nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë, duke e çuar takimin në një dramë deri në sekondat e fundit.

Në fund, Real Madridi arriti ta ruajë epërsinë dhe fitoi 93:89, duke shkruar historinë si fituesi i parë i Superkupës së Euroligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat