Java e parë mbyllet me ndeshjen Bashkimi - Ylli

Basketboll

Java e parë mbyllet me ndeshjen Bashkimi - Ylli

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 11:09
Ylli

Java e parë e edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll mbyllet sot me ndeshjen Bashkimi-Ylli.

Loja zhvillohet në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren me fillim nga ora 17:00.

Derisa mbrëmë, Trepça fitoi si mysafire e Rahovecit me rezultat 106:101, kurse Bora e mposhti Vëllaznimin me rezultat 90 me 67.

Superderbi mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, nuk u zhvillua fare dhe u regjistrua me rezultat zyrtar 0:20 në favor të ekipit pejan, pasi skuadra nga kryeqyteti nuk ka arritur t'i kryejë obligimet financiare dhe t'i regjistrohet lojtarët për javën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat