Rahovecasit triumfuan ndaj Vëllaznimit me rezultat 100:99, në kuadër të xhiros së gjashtë të ProCredit Superligës
Përballja ishte interesante nga fillimi deri në momentet e fundit, duke përfunduar me fitoren e vendasve me një pikë dallim.
Te Rahoveci 029 shkëlqeu basketbollisti Mika Adams me 37 pikë dhe Kareem Rozier me 29 pikë.
Lojë të mirë te Vëllaznimi kishte Kentrell Pullian me 29 pikë.