Fitorja e katërt për Golden Eagle Yllin!

Basketboll

Fitorja e katërt për Golden Eagle Yllin!

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 19:24
Golden Eagle Ylli nga Theranda

Golden Eagle Ylli nga Theranda triumfoi në shtëpi ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:79, duke regjistruar fitoren e katërt në ProCredit Superligë.

Pesë basketbollistë të skuadrës vendase shënuan pikë dyshifrore.

Davontrey Thomas ishte më efikasi me 22 pikë, ndërsa Connor Withers kontribuoi me 16 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. 

Te mysafirët u dallua Zion Fruster me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat