Maluma sapo emocionoi gjithë rrjetin me këtë dedikim prekës!

Bota e Yjeve

Maluma sapo emocionoi gjithë rrjetin me këtë dedikim prekës!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:55
Maluma dhe nena e tij

Parapëlqen të njihet si “pretty boy, dirty boy”, por Maluma është një çun aq i dhënë pas të ëmës, sa nuk aspak lidhje me imazhin që ai ka krijuar te pjesa më e madhe e fansave.

Së fundmi, ai na ka ëmbëlsuar të gjithëve mbrëmjen me një foto me të dhe super dedikimin që i ka bërë.

Ai shfaqet në avion me nënën e tij, të cilës i ka mban fort duart, duke shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për familjen që i ka falur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

"Ka kaq shumë gjëra për të qenë mirënjohës … por gjëja kryesore do të jetë gjithmonë bazat, gjëja e parë, çfarë është e domosdoshme, është ADN-ja jonë, rrënjët tona. Faleminderit Zot për familjen dhe shëndetin që më ke dhënë. Faleminderit!"

Nuk ndodh shpesh që Maluma të tregohet kaq i ëmbël, andaj le të shijojmë këtë moment.

Para disa javësh ai u bashkua me nënën e tij të cilën kishte 5 muaj pa e parë prej pandemisë.

Sigurisht që ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, mirëpo asgjë nuk krahasohet me të qenurit pranë fizikisht.

Këngëtari latin kishte vendosur të surprizonte të ëmën duke i trokitur në derën e shtëpisë, ndërsa ajo s’i ka besuar dot syve kur ka parë djalin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat