Dua Lipa bashkohet sërish me Anwar Hadid, pas koncertit virtual në Londër

Bota e Yjeve

Dua Lipa bashkohet sërish me Anwar Hadid, pas koncertit virtual në Londër

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:52
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Këngëtarja me renome shqiptare, Dua Lipa, ditë më parë mbajti koncertin e saj virtual.

Asaj iu desh që të qëndronte në Londër, ndërsa edhe përgatitej që të shfaqej sa më atraktive para fansave, shkruan Daily Mail.

Pas kësaj, Lipa është kthyer sërish në Amerikë, në shtëpinë e të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Dua ka ndarë disa imazhe ku shihet mjaft e lumtur në krahët e Hadid.

Artistja është parë duke i shkëmbyer një puthje në faqe, kurse buzëqeshja në fytyrën e 21-vjeçarit nuk kishte munguar.

Ndërkohë, çifti i njohur në qershor të këtij viti festuan një vjetorin e lidhjes së tyre. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat