Enca Haxhia mendon se është vajza e ëndrrave.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, padyshim se është një nga femrat më të komentuara të estradës.
Mirëpo ajo mendon se edhe është vajza e ëndrrave. Këtë e tha vetë pranë postimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram.
“Goca e endrrave ?”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografive të fundit aty ku vihet re se Enca u shfaq ndryshe nga herët e tjera.
Këngëtarja kësaj radhe nuk ka provokuar me gjoksin dhe nuk ka veshur bluzë të hapur.
Pavarësisht se nuk u shfaq provokuese siç bën zakonisht, as kësaj radhe nuk munguan mesazhet pozitive nga fansat e shumtë.