Kylie Jenner dhe Travis Scott bëhen bashkë

Bota e Yjeve

Kylie Jenner dhe Travis Scott bëhen bashkë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Travis Scott, Kylie

Grupi u bashkua! Mami Kylie dhe babai Travis Scott po bashkohen për një kauzë shumë të rëndësishme këtë Krishtlindje.

Në fakt, zemrat tona e fansave u shkrinë fare kur mësuan se si themeluesja e “Kylie Cosmetics” po i mëson Stormi Webster-it mbi bamirësinë.

Mbrëmjen e djeshme Kylie dhe vajza e saj 2-vjeçare fluturuan drejt Houston, Texas, për të mbështetur Travis në një eveniment bamirësie.

Nënë e bijë iu bashkuan reperit në dhurimin e lodrave për fëmijë dhe ushqimeve me fondacionin “Cactus Jack”. 28-vjeçari iu bashkua kësaj nisme për tu ardhur në ndihmë njerëzve në këto kohë pandemia, në lagjen “Sunnyside Park”, ku ai u rrit.

Kylie postoi në Instastory një foto të Stormi, që mbante një maskë dhe kishte veshur jumpsuit ulliri, e ishte gati për t’i dhënë Travis një dorë ndihme. Ylli i TKUWTK shkroi: “Vajza e madhe që mbështet babanë e saj në shpërndarjen e ushqimeve dhe lodrave për Krishtlindje”.

Travis dhuroi 2,000 lodra për 1000 fëmijë dhe pemë Krishtlindjesh, batanije, këpucë dhe veshje mbrojtëse anti-Covid.

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si Kylie dhe Travis po japin një shembull pozitiv për 2-vjeçaren e tyre. Ata tashmë po numëron mbrapsh ditët për ditëlindjen e 3-të të Stormit në shkurt.

Kylie dhe Travis u ndanë në tetor 2019 pas dy vjetësh në lidhje. Megjithatë, u mësua se ishin ndarë në paqe dhe pa konflikte.

Gjatë karantinës në dimër të këtij viti, u pa se ata me të vërtetë kanë hedhur pas çdo konflikt e keqkuptim për hir të vajzës. Ata ndanë foto të lezetshme familjare në rrjetet sociale, dhe dukeshin me të vërtetë kaq bukur.

Pastaj, në tetor, dyshja u bashkua për një fotosesion seksi me ekipin krijues të Givenchy, duke nxitur edhe thashetheme se mund të jenë bashkuar. Megjithatë, e gjitha mbeti në kuadër të thashethemeve e ata duket se janë vetëm shokë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat