Aktori 42 vjeçar dhe partnerja e tij, Viviane Thibes, mirëpritën një djalë të cilin e pagëzuan me emrin, Ryder.
Ai ndau një fotografi të familjes së re tashmë me katër anëtarë të martën në Instagram.
“Mirë se erdhe djali im, Ryder T.Douglas”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Ulur pranë Thibes e Douglas ishte edhe vajza e tyre tre vjeçare Lua Izzy.
Gjyshi i saj i famshëm, Michael Douglas, komentoi në foton e ëmbël duke shtuar: “Kaq i lumtur për Vivian dhe ty. Çfarë surprize për pushime”.
Në janar 2020, autori i “Long Way Home” ka folur haptazi për “Tucker Carlson Tonight” në lidhje me varësinë e tij nga droga.
Për vite me radhë, luftoi me varësitë ndaj kokainës dhe heroinës. I njëjti gjithashtu bëri një jetë të ‘shfrenuar’ që e çoi përfundimisht në burg.
“Besoj se momenti kur fillova të ndryshoj drejtim ishte kur m’u dha dënimi im i dytë”, shtoi aktori amerikan.
“Në atë moment, unë e dija se kisha dy shtigje të hapura për mua, dhe një rrugë që ndoshta nuk do ta kisha bërë prapa”.