Capital T ia ka bërë?

Bota e Yjeve

Capital T ia ka bërë?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:31
Capital T, Adrola Dushi

Sikundër e dimë tashmë Capital T dhe Adrola Dushi po jetojnë një romancë të bukur dashurie, ndonëse janë ende në fazën ku nuk e kanë pranuar këtë gjë.

Modelja ka realizuar së fundmi sfidën e famshme të Instagramit, “Show me a picture of”, ku është pyetur lidhur me momentin më të bukur të verës.

Mirëpo, nëse për disa kjo nuk do të thotë asgjë, detajistët kanë vënë re se asokohe të dy kanë qenë bashkë në jug të Shqipërisë dhe ja videoja e Capital T, ku qartazi dallohet se të dyja videot janë realizuar në të njëjtin jaht e kohë.

Pak ditë më parë ata ishin të dy me pushime në Turqi dhe ndonëse i postuan fotot në ditë të ndryshme, të afërta me njëri-tjetrin, dolën zbuluar se kanë qenë bashkë. Për më tepër, Adrola ka veshur edhe xhaketën e këngëtarit.

E gjitha filloi në verë, kur reperi u shfaq krah Adrola Dushit, duke ndezur rrjetin e kur të gjithë aluduan për një lidhje të mundshme, ata u shfaqën bashkë në këngën “C’est la vie”.

Pak muaj më më parë “iconstyle.al” ka zbuluar se ata prej kohësh po jetojnë një romancë të bukur, madje reperi e mbështeti Adrolën kur ajo prezantoi “Miss Universe”, duke qëndruar në Tiranë, krah saj.

Image
Adrola Dushi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat