Këtë dimër duhet të dukesh si Natasha nga Rusia

Bota e Yjeve

Këtë dimër duhet të dukesh si Natasha nga Rusia

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:23
Ilustrim

Ne vajzat nga natyra jemi pak mbërdhace. Të ishte për ne, në këto ditë acari do kishim ngjeshur në kokë një kapuç leshi që të na mbulonte mirë veshët. Por, të rehatshmet mënjanë. Se ne nga natyra kemi nevojë edhe të dukemi bukur. Ndaj le t’i bëjmë bashkë edhe stilin edhe rehatinë. Kjo kapela që na vjen nga Rusia është nepsi i këtij dimri. Të mbulon veç pak, por të jep përshtypjen se të mban ngrohtë nga materiali i butë e i leshtë. Dhe kur fillon e shfaqet dendur në Instagram, provën e ka kaluar.

Anxhela Peristeri e ka quajtur veten Natasha nga Rusia dhe bashkë me pushin e xhupit e shpërndan ngrohtësinë që në ajër. Look më të ngrohtë për dimër s’mund ta kishte krijuar.

Elvana po ashtu ka zgjedhur një kapele ruse të zezë me stemën e Channelit, kombinuar me fustanin e zi.

Ndërsa Elitën kjo kapele po e mban mëse ngrohtë gjatë një udhëtimi në mal. Moderatorja është veshur komplet me të bardha që nga pantallonat, bluzja, peliçja e deri tek kapelja, por duke e thyer paksa të bardhën me një shall gri Louis Vuitton.

Por këto kapele mund t’i mbani edhe gjatë një dreke në restorant siç ka vepruar Adriana Matoshi. Aktorja duket e veshur plot stil me kapelen gri dhe bluzën me temina të po së njëjtës ngjyrë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat