Jasmin e pavendosur mes dy djemve në “Për’puthen”

Bota e Yjeve

Jasmin e pavendosur mes dy djemve në “Për’puthen”

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Jasmina Kadriu

Javën e kaluar, në emisionin “Për’Puthen Prime” erdhi një hyrje e re, një vajzë 23-vjeçare e cila trazoi menjëherë ujërat dhe ngjalli interes të madh tek djemtë.

Vajza brune quhet Jasmina Kadriu dhe vjen nga Peshkopia, ndërsa arsyeja e ardhjes së saj në emision ishin djemtë dhe trazimi i ujërave (siç ajo vetë e tha).

Gjatë prezantimit, konkurrentja e re shprehu edhe pëlqimin e saj të parë për dy nga djemtë e emisionit, Rinianin dhe Locon (Elvisin).

Mirëpo, prezenca në emision e ka bërë Jasminën të ndryshojë mendje dhe ajo ka tashmë dy pëlqime të tjera.

Ajo ka shfaqur afrimitet të madh me Andin dhe Erlindin, ndërsa të dy djemtë janë “në luftë” për ta bërë për vete.

Madje, Jasmin nuk ngurron ta pranojë edhe në rrjete sociale se është mes dy djemve, ndërsa sonte para puntatës së radhës, ndau në Instagram një foto ku shkruante:

“Kë të marr e kë të lë ”

Pak ditë më parë, Jasmin pati një përplasje me Mevlanin, të cilin e quajti “pulë pa kohë”.

Më vonë, asaj iu desh ta sqarojë këtë deklaratë në rrjete sociale.

“Ta sqaroj sepse e kam vënë re që nuk e keni kuptuar; Pulë pa kokë është përdorur në kontekstin e një njeriu të pavendosur që ikën sa ktej sa andej dhe nuk e ndan mendjen. Kaq. U mbyll ky diskutim.”- shkroi ajo.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat