Janë tre burra që Dojna do t’i intervistonte sërish. Njërin, gjithë jetën

Bota e Yjeve

Janë tre burra që Dojna do t’i intervistonte sërish. Njërin, gjithë jetën

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:13
Dojna Mema

Dojna Mema i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi me sinqeritetin më të madh duke na dhënë emrat e personazheve që do të donte t’i intervistonte sërish.

“Edmond Tupja dhe Arian Çani”, shkruan ajo dhe duhet thënë se zgjedhjet janë goxha të guximshme, pasi të dy këta personazhe janë të drejtpërdrejtë dhe shumë të sinqertë.

Por ka edhe një emër të tretë… I fundit për nga radha, por jo nga rëndësia është partneri i saj Vlashent Sata.

“Këtë djalin do e intervistoja gjithë jetën”, thotë Dojna duke na kujtuar edhe njëherë intervistën e parë me këngëtarin.

Ky ka qenë edhe momenti që nxiti shkëndijat mes tyre, të cilat u shtuan e tani çifti i deklaruar, po e shijon dashurinë në sytë e të gjithëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat