Cila është vajza që përçau çiftin Jasmina-Andi?

Bota e Yjeve

Cila është vajza që përçau çiftin Jasmina-Andi?

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:12
Jasmina dhe Andi, Tersa Gashi

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.

Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Marrëdhënia e tyre u ngroh më shumë, derisa Andi u deklarua vetëm për Jasminën në emision. Mirëpo, s’dimë ç’ndodhi që magjia u prish, pas një fotoje që Andi publikoi në InstaStory.

Image
Insta

Ai u shfaq me një vajzë seksi të quajtur Tersa Gashi, e cila është drejtoreshë artistike, teksa tregoi se po punonin së bashku për një projekt.

Mirëpo Jasmina s’mendon kështu! Ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, ku tregon se është e lënduar nga sjelljet e Andit dhe premton se në puntatën e të hënës, do të tregojë të vërtetën në emision.

Image
Insta

Sipas konkurrentes, kanë ndodhur shumë ngjarje që do të mësohen shpejt, ndërkohë që nuk preferon të japë më tepër detaje.

Jasmina pretendon se ata janë të lidhur me njëri-tjetrin jashtë emisionit, ndërkohë që ajo vetë është mashtruar siç u mashtrua publiku me çiftin Tea-Andi.

“Dhe mua si ju më kanë mashtruar”- shkruan ajo.

Ndërkohë që ndjekësit përpiqen t’i mbushin mendjen se fotoja e tyre ishte thjesht për punë, Jasmina i kërkon atyre të përdorin psikologjinë e kundërt, pasi gjërat ndryshojnë mes Instagram-it dhe realitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat