Sa vjeç mbush sot Irma Libohova?

Bota e Yjeve

Sa vjeç mbush sot Irma Libohova?

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:19
Irma Libohova

Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova feston ditën e sotme ditëlindjen.

Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush? Megjithëse nuk e tregon aspak moshën që ka, ju themi se Irma sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë speciale, ajo ka marrë mjaft urime nga miq dhe të afërm, disa prej të cilave i ka publikuar në rrjetet sociale.

“Jo të gjithë arrijmë të jemi perfektë në të gjitha aspektet, por ti je një person i tillë duke nënvizuar me të madhe artiste e cila ka një zemër shumë të madhe! Gëzofsh gjithmonë vite të lumtura”, ishte ky një ndër urimet që këngëtarja mori së bashku me një tufë me lule.

Irma Libohova, jeton tek publiku me këngët e saj jo vetëm në skenat e festivaleve të këngës në RTSH ndër vite, por dhe në skena të tjera, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e saj.

Me zërin e vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, Libohova, ka thënë se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo ka treguar më herët se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj.

Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat