Sara ka një bark për përditë dhe atë për të dalë (d.m.th për ‘Instagram’). Si gjithë bota

Bota e Yjeve

Sara ka një bark për përditë dhe atë për të dalë (d.m.th për ‘Instagram’). Si gjithë bota

Më: 18 prill 2021 Në ora: 07:33
Sara Hoxha

Sarës nuk ju ndanë pyetjet për shëndetin, kilet, barkun, trupin, e sa e sa të tjera që njerëzit ja drejtojnë sa herë kanë mundësinë.

A ka ajo siklet? Aspak.

Madje ua tha të gjithëve se është 71 kile dhe ju kërkoi me shumë sinqeritet të bëjnë gjumin rehat pasi e morën këtë informacion. Nga ana tjetër, tregoi edhe barkun. Jo vetëm atë të ‘Instagram-it’, por edhe atë të vërtetin.

Po, po e dëgjuat mirë. Si të gjithë, Sara ka një bark që e thith dhe e mban në këndin e duhur kur bën foto, e një tjetër që e fsheh poshtë tutave të gjera, ose e lë të shfaqet lirshëm në përditshmëri.

Edhe njëherë tjetër na u tregua se ‘Instagrami’ është shumë larg realitetit, e megjithatë ky i fundit është më i bukur.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat