Një nuse yll si Ariana Grande!

Bota e Yjeve

Një nuse yll si Ariana Grande!

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:28
Ariana Grande

Ariana Grande i ka surprizuar të gjithë ditë më parë teksa është mësuar se ajo është martuar në fshehtësi të plotë me Dalton Gomez.  Këngëtarja ka organizuar ceremoninë e martesës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Lajmi i martesës u konfirmua nga përfaqësuese të Grande-s për mediat e huaja.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Më në fund, artistja ka publikuar disa nga momentet e martesës së saj me Dalton-in, ku duket një nuse shumë e bukur dhe e kuruar deri në detaje.

Ajo ka zbuluar pamjen e mahnitshme të ambienteve ku u zhvillua ceremonia dhe na la pa fjalë me magjinë që e karakterizonte këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Ariana Grande zbuloi se ishte fejuar me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur. Ariana u shfaq për herë ta parë publikisht me Dalton në maj të këtij viti, gjatë videoklipit për këngën “Stuck Ëith U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat