Armina Mevlani e veshi e para!

Bota e Yjeve

Armina Mevlani e veshi e para!

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:39
Armina Mevlani, Kim Kardashian

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka publikuar ditën e sotme disa foto ku dukej e veshur me një fustan të zi dhe si gjithmonë dukej super bukur.

Ajo njihet si një ndër influencueset më të mëdha, nga e cila frymëzohen mjaft persona anë e mbanë botës, por kësaj radhe Kim është frymëzuar diku tjetër për veshjen e saj të fundit.

Ka qenë blogerja shqiptare, Armina Mevlani e cila ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shkruante se e ka veshur e para këtë fustan e më pas tregonte postimin e Kimit.

Image
Kim Kardashian, Armina Mevlani

“Dhe falë krijimeve magjike të Rick Owens”, shkroi Armina krah fotove ku dukej veshur me fustanin e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat