Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:59
Gal Gadot

Gal Gadot ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja izraelite përmes një postimi në rrjete sociale, ku zbuloi gjithashtu dhe emrin e vogëlushes.

Ylli i “Wonder Woman” ndau një foto familjare me burrin e saj dhe dy vajzat më të mëdha, duke mbajtur të porsalindurën në krahë.

Image

“Familja ime e ëmbël. Unë nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur (dhe e lodhur) që të gjithë jemi kaq të ngazëllyer për të mirëpritur Daniella-n në familjen tonë. Shumë dashuri dhe shëndet për të gjithë.”, shkroi aktorja krahas fotos.

Gadot zbuloi se ajo ishte në pritje të ëmbël në Mars. Aktorja dhe Varsano janë martuar që nga shtatori 2008. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat