Adele në listën e rezidencave shumëmilionëshe

Bota e Yjeve

Adele në listën e rezidencave shumëmilionëshe

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:22
Adele

Është raportuar se Adele më në fund po i kthehet skenës me një rezidencë në Las Vegas.

33 vjeçarja e hitit ”Hello”, ka qenë prej kohësh subjekt i thashethemeve se ajo po drejtohet drejt Sin City dhe siç duket ajo  po ndjekë hapat e Katy Perry dhe Celine Dion.

Vital Vegas kanë thënë se sipas disa burimeve të brendshme, Adele po planifikon të vendoset me vendbanim në Resorts World.

Resorts World, njihet për numrin më të madh të pishinave të Sin City, një pronë e gjerë prej 88 hektarëve, e përfshirë më një numër të madh të rezidencave ku një prej tyre mund të përfshijnë edhe Adelen.

Në vitin 2017, u raportua se Adele ishte ofruar me vlerën prej 27,7 milion dollarëve për një qëndrim një vjeçar në Las Vegas në hotelin Wynn dhe është pohuar se Resorts World do të shikonte të mblidhte shumën.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Adele dhe zyrën e shtypit të Resorts World për më shumë informata.

Në faqen e Vital Vegas në Twitter, e cila mburret me 93.1 mijë ndjekë, është postuar edhe një imazh në posterat promovues në hollin e Resorts World, me një vend të zbrazët përkrah Celine, Katy dhe banorëve të tjerë Carrie Underëood dhe Luke Bryan.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat