Aktorja Megan Fox mahnit me paraqitjen, shfaqet plotë stil

Bota e Yjeve

Aktorja Megan Fox mahnit me paraqitjen, shfaqet plotë stil

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:27
Megan Fox

Megan Fox duket mahnitëse në dy fotografi të reja të shpërndara në Instagram të hënën. 

35-vjeçarja postoi dy poza para një pasqyre të madhe e mbështetur pranë një tryeze dhe i ndau ato me 13.5 milionë ndjekësit e saj, shkruan DailyMail.

I dashuri aktores, reperi Machine Gun Kelly, vazhdoi të flirtojë në një koment sugjestiv, duke thënë: “Jam vërtet i kënaqur që nuk është më tryeza jonë”.

Megan u pa e veshur me kostum të gjelbër nga Danielle Guizio. Aktorja kishte të veshur sytjena të zezë poshtë xhaketës së hapur, duke i mahnitur ndjekësit me gjoksin e saj joshës. Ajo e përfundoi pamjen me taka të forta me majë që përputheshin në mënyrë perfekte me ngjyrën e kostumit.

Javën e kaluar nëna e tre fëmijëve u pa në Los Angeles duke bërë një tjetër paraqitje plotë stil e veshur kokë e këmbë nga Alexander Wang.

Fox ishte martuar me aktorin Brian Austin Green nga 2010-2020, ndërsa për më shumë se një vit është në një romancë me MGK (emri i vërtetë Colson Baker).

Megan do të jetë pjesë e filmit të ri “Expendables” së bashku me Sylvester Stallone, Jason Statham dhe 50 Cent. Xhirimet do të fillojë në tetor me Scott Waugh si regjisor. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat