Adele në darkë romantike me të dashurin e ri Rich Paul

Bota e Yjeve

Adele në darkë romantike me të dashurin e ri Rich Paul

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 23:47
Adele

Adele u kap nga paparacët përsëri me të dashurin e saj të ri, Rich Paul, gjatë së dielës në Malibu.

Këngëtarja dhe agjenti i sportit, 39 vjeçar, u panë derisa po shkonin për një darkë, ndërsa ishin të veshur me shumë stil, shkruan DailyMail.

33-vjeçarja u pa me një dukje të viteve të tetëdhjeta, pantallona të zi dhe bluzë të gjerë me ngjyrë të bardhë, teksa Rich dukej në formë me një xhemper me ngjyra të kombinuar me pantallona të zi.

Dyshja janë parë së bashku disa herë edhe më parë, por nuk kanë folur akoma publikisht për lidhjen e tyre.

Romanca e çifti u konfirmua muajin e kaluar kur u shfaqën në prani të njëri-tjetrit gjatë një darke romantike, pas daljes publike në korrik, në një ndeshje të NBA.

Në korrik, një mik i dyshes tha se lidhja e tyre është e zakonshme dhe ende nuk ka diçka serioze mes tyre.

“Nuk është shumë serioze, por ata po kalojnë mirë së bashku. Ata kanë shumë miq të përbashkët, kjo është gjë e mirë. Ajo po shoqërohet dhe po kalon  mirë”, tha një burim i afërt me çiftin.

Paul është agjent sportiv i disa prej yjeve të basketbollit me profil të lartë duke përfshirë LeBron James, Anthony Davids, Ben Simmons dhe John Wall.

Në vitin 2020, ai ishte në listën e Forbes si një prej 10 agjentëve më të fuqishëm sporti në botë, duke u pozicionuar në vendin e 9-të.

Ndërkohë, Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon Konecki në mars dhe dyshja ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre, Angelo, tetëvjeçarë.

Image
Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat