Demi Moore shfaqet plot elegancë në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Demi Moore shfaqet plot elegancë në Javën e Modës në Milano

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:42
Demi Moore

Demi Moore mahniti me elegancën teksa u pa e veshur me të bardha kur mori pjesë në festën private të “Versace” dhe “Fendi” gjatë Javës së Modës në Milano.

Aktorja 58-vjeçare shkëlqeu e veshur kokë më këmbë “Versace” gjatë të dielës mbrëma, shkruan DailyMail.

Ylli i “Ghost” veshi një xhaketë të bardhë elegante, të lidhur me një rrip me detaje ari rreth belit.

Image

Moore e shoqëroi xhaketë me një fund me të njëjtën ngjyrë dhe me një qafore të stampuar me modelin vektori grek të “Versace”.

Image

Aktorja e Charlie’s Angeles u aksesorizua me një gjerdan ari dhe vathë ari të mrekullueshëm.

Demi kompletoi dukjen me taka të bardha me rripa zinxhiri prej ari që shfaqnin pedikyrin e saj të kuq.

Nëna e tre fëmijëve mbante një çantë të bardhë që kishte një dorezë zinxhiri po ashtu nga ari.

Image

Moore pozoi për fotografët para se të hynte brenda për të zënë vendin e saj në rreshtin e parë në pasarelë e modës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat