Enca vjen joshëse në pozat e fundit

Bota e Yjeve

Enca vjen joshëse në pozat e fundit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:44
Enca

Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të komentuara në media, madje edhe kur ajo qëndron larg angazhimeve muzikore, vëmendja nuk i mungon asnjëherë.

Këngëtarja e mirënjohur është po ashtu ndër më të ndjekurat në rrjetin sociale Instagram ku numëron mbi 2.3 milionë ndjekës.

Por, Enca ndonëse njihet për guximin që ka për të eksperimentuar me dukjen, ajo nuk ‘luan’ pothuajse asnjëherë me flokët, duke e krijuar një imazh të njëjtë ndër vitet.

Image

Mirëpo pas një kohe të gjata ajo ka bërë një ndryshim në pamje, duke bërë një prerje të thjeshtë të flokëve dhe ngjyrë me nuanca më të hapura.

Image

Për këtë ndryshim, Enca ka treguar përmes disa fotografive që postoi së fundi për fansat në Instagram, e që dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive.

Image

“25 vjeçarja më e lezetshme që njoh”, ka shkruar Enca në një postim në InstaStory, e që dukej se po e shijonte këtë ndryshim.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Encës është “Suavele”, që u publikua muaj më parë bashkë me videoklip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat