Adele rrëfen periudhën e errët që ka përjetuar gjatë divorcit nga ish-bashkëshorti

Bota e Yjeve

Adele rrëfen periudhën e errët që ka përjetuar gjatë divorcit nga ish-bashkëshorti

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:58
Adele

Adele ka pranuar publikisht se ka vuajtur nga ankthi për shkak të divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki. 33-vjeçarja ka një djalë, Angelo-n, i cili është nëntë vjeç.

Sipas “Daily Mail”, këngëtarja tha se për shkak të së birit i duhej të sillej si një grua shumë e fortë, por pasi atë e zinte gjumi, shpërthente në të qara. Ndër të tjera, Adele zbuloi se një nga këngët e albumit të ri, i dedikohet kësaj periudhe të errët në jetën e saj dhe përshkruan momentin kur pësoi për herë të parë sulm paniku.

“Është kënga ku flas për djalin tim, në fund. Isha vërtet e frikësuar. Përjetova një sulm paniku dhe i telefonova shokut tim më të mirë që të flisja me të në përpjekje për t’u qetësuar, por kjo gjë nuk ndodhi. Në një pjesë të këngës zbuloj se sapo e vija djalin në shtratin e tij, nuk e mbaja më maskën e një gruaje të guximshme”,- tha këngëtarja.

Image

Pas divorcit, Adele dhe Simon kanë ruajtur një raport miqësor për ir të djalit të tyre. Por dhimbja e thellë që këngëtarja përjetoi gjatë procesit të divorcit, ishte frymëzim për albumin e saj.

Ndërkohë, kur u pyet se si mund të ketë ndikuar kjo situatë tek gjendja emocionale dhe psikologjike e djalit të saj, Adele tha: “Kur të rritet do ta kuptojë, sepse jeta do ta ‘godasë’ edhe atë, për çka unë po kaloja”.

Image

Babai i Adele u nda nga nëna e saj, Penny, kur ajo ishte ende e vogël dhe figura mashkullore ka munguar në jetën e saj. Kur këngëtarja u bë e famshme, babai i saj, Mark, u bë i gjallë dhe nisi të jepte intervista për media të ndryshme. Dyshja nuk e përmirësoi kurrë marrëdhënien mes tyre, derisa ai ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat