Doli topless para katedrales, kërcënohet modelja

Bota e Yjeve

Doli topless para katedrales, kërcënohet modelja

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 06:10
Lola Bunny

Lola Bunny, një modele ruse, po merr kërcënime të vazhdueshme për jetën pas një gjesti të saj.

Pasi publikoi disa pamje kur ajo gre bluzën dhe ekspozon gjoksin para katedrales Shën Basil në Moskë, mesazhet kundër saj kanë vërshuar menjëherë.

Modelja shihet duke ecur drejt kameras dhe në një moment ngre bluzën dhe ekspozon gjoksin.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur mirë nga besimtarët dhe për pasojë ka marrë qindra mesazhe kërcënuese për jetën.

Ajo u detyrua të kërkonte ndjesë dhe tha se nuk kishte si qëllim që të ofendonte besimtarët dhe se fotot ishin bërë disa kohë më parë dhe nuk kishte patur për qëllim që t’i publikonte.

Image
Lola Bunny
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat