Ana Kabashi vjen me veshjen plot stil

Bota e Yjeve

Ana Kabashi vjen me veshjen plot stil

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 09:00
Ana Kabashi

Ana Kabashi ka qenë në qendër të vëmendjen përmes disa imazheve të reja që ka ndarë me fansat në Instagram.

Këngëtarja e mirënjohur, është shfaqur joshëse në fotografitë në të cilat shihet e veshur e tëra në të zeza, bluzë sportive, xhinse dhe çizme me taka të larta.

Ana dukej atraktive me një grim të lehtë në fytyrë dhe flokët natyrale, ajo po ashtu kompletoi dukjen me një palë vath dhe çantë dore.

Ndërkohë, këngëtarja e cila numëron mbi 160 mijë ndjekës në Instagram, sjell vazhdimisht foto që çdo herë zgjojnë kureshtjen e fansave.

Ana po ashtu po punon për projekte të reja muzikore, kënga e saj e fundit “Sa kem pi” që u publikua në muajin gusht.

Ndryshe, këngëtarja nga Peja ka qenë mjaft angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore gjatë sezonit që lamë pas. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat