Partnerja e CR7 në pritje të ëmbël të binjakëve

Bota e Yjeve

Partnerja e CR7 në pritje të ëmbël të binjakëve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:03
Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo

Georgina Rodriguez është në pritje të ëmbël, dhe jo e një por 2 bebushëve.

Çifti do të bëhen së shpejti prindër të binjakëve.

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos deklaroi në tetor të vitit të shkuar se kishte dëshirë të kishte shumë fëmijë.

“Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë. Shpresoj të kem më shumë fëmijë”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën “Hola”.

E njëjta medie bën me dije se bukuroshja e CR7-tës është shtatzënë dhe pret binjakë. Ata janë prindër të një familje të madhe me 4 fëmijë.

Edhe futbollisti nuk ka hezituar ta ndajë lajmin me ndjekësit e tij në Instagram ku ka publikuar një foto krahas së cilës shkruan: "Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri - mezi presim t'ju takojmë."

Partnerja e yllit portugez është në javën e 12-të të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat